Dorëzimi & Kthimet

Riza Mont ofron dorëzim të shpejtë në mbarë Kosovën, me kohë transporti zakonisht brenda 24–48 orëve nga momenti i konfirmimit të porosisë. Nëse produkti nuk përmbush pritshmëritë tuaja, ua ndërrojmë brenda 10 ditësh në gjendje origjinale dhe me ambalazhin e plotë, duke përfituar rimbursim ose ndërrim sipas zgjedhjes suaj. Për çdo pyetje rreth dorëzimit apo procedurës së kthimit, ekipi ynë është gjithmonë në dispozicion për t’ju ndihmuar.

Si ta bëni porosinë online!

Riza Mont ofron një shërbim dorëzimi fleksibël dhe të besueshëm për gjithë Kosovën, duke u kujdesur që produktet tuaja të arrijnë shpejt dhe në gjendje perfekte.

  1. Përgjidh produktin tuaj të preferuar përmes platformës online

2. Ju do të pranoni një email konfimimi për porosinë tuaj

3. Pas verifikimit të porosisë, ekipa jonë do merret me dërgesën tuaj

4. Produkti do të ju arrijë sipas kohës së paraparë, përmes njoftimit në email apo numër telefoni!

Pyetjet më të shpeshta (FAQs)

Porosia ime ska arritur ende, kur vie?

Gjatë periudhave me ngarkesë të lartë, si festat apo sezonet me shumë kërkesa, dërgesat mund të vonohen përtej afatit të zakonshëm 24–48 orë. Ekipi ynë i dorëzimit punon vazhdimisht për t’i çuar porositë sa më shpejt, por ju lutemi merrni parasysh se faktorë si moti, trafiku ose volumi i madh i porosive mund të ndikojnë në kohën e mbërritjes. Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj

A dërgoni porosi edhe gjatë vikendeve?

Po, ekipi ynë bën dorëzime edhe gjatë fundjavës, por orari mund të jetë pak më i kufizuar se ditëve të javës. Për porositë e bëra të shtunën ose të dielën, zakonisht ofrojmë dorëzim të njëjtën ditë në zonat kryesore ose brenda 24 orëve në pjesën tjetër të Kosovës. Nëse ka ndonjë vonesë për shkak të motit apo ngarkesës së lartë, do t’ju njoftojmë menjëherë.

A vijnë produktet Riza Mont me garanci?

Po! Të gjitha pajisjet elektronike dhe pajisjet e shitura në Riza Mont vijnë me garancinë e një prodhuesi. Kohëzgjatja dhe kushtet ndryshojnë sipas produktit dhe markës, prandaj ju lutemi kontrolloni faqen e produktit ose kontaktoni ekipin tonë të mbështetjes për detaje.

Si mund ta gjurmoj porosinë time pas blerjes?

Pasi porosia juaj të konfirmohet, do të merrni një numër gjurmimi me email ose SMS. Ju mund të gjurmoni porosinë tuaj përmes seksionit “Ndjekja e porosive” në faqen tonë të internetit për të parë përditësimet e dërgesave në kohë reale.